Presidenti Ilir Meta ka bërë një postim në “Facebook” në kuadër të 95-vjetorit të themelimit të Bankës së Shqipërisë. Sipas Metës, ky institucion do të garantojë gjithmonë stabilitetin financiar dhe sovranitetin kombëtar.

 

“Banka e Shqipërise ka treguar qëndrueshmëri të vazhdueshme në drejtim të stabilitetit financiar të vendit. Politikat monetare lehtësuese kanë nxitur investimet, konsumin dhe kreditimin, me qëllim rritjen ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve. Në situatat e vështira që po kalon vendi, edhe si pasojë e tërmetit të vitit të kaluar apo pandemisë, Banka e Shqipërisë vlerëson të një rëndësie të veçantë mbështetjen për biznesin dhe qytetarët. Banka e Shqipërisë, përmes ruajtjes së pavarësisë së saj dhe rritjes së profesionalizmit, do jetë gjithmonë garante e stabilitetit financiar, por edhe sovranitetit kombëtar. Mirënjohje për të gjithë profesionistët të cilët shërbyen, që nga dita e parë e themelimit të saj me dekretin e 15 Marsit 95 vite më parë, e deri në ditët e sotme. ??”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *