E diel, 4 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Familja Kuqezi Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

9-vjetori i heqjes së vizave, Basha: Gati ta ruajmë arritjen me anetarësimin në BE

15 dhjetori është dita kur Shqipërisë iu hoq regjimi i vizave me vendet e Bashkimit Evropian.

 

Reklamë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e sjell në vëmendje këtë datë pas nëntë vitesh, duke rikujtuar se në atë kohë ministër i Brendshëm, të parët që udhëtuan drejt një prej vendeve të BE-së, pa nevojën e një vize ishin të rinj studentë.

 

“ Para 9 vitesh, si Ministër i Brendshëm, shoqërova grupin e parë të studentëve dhe të të rinjve shqiptarë që udhëtuan pa viza në Bashkimin Europian. Bashkë, plotësuam një ëndërr, lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Sot, dua t’ju uroj të gjithëve dhe t’ju garantoj se do të bëj gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje dhe për të plotësuar shpresat dhe dëshirat e gjithësecilit prej jush për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian. Ju uroj një të diel të mbarë!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë