9 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, Begaj: Jemi krenarë që i dhamë botës një figurë të shenjtë e fisnike

Në ditën e ndarjes nga jeta dhe në 9-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përkujtuar veprën dhe mesazhin e shenjtores shqiptare.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Presidenti u shpreh se Nënë Tereza është një nga figurat më fisnike që Shqipëria i ka dhuruar botës, një simbol i mëshirës, dashurisë dhe kujdesit ndaj më të pambrojturve.
“Sot, e gjithë bota lutet për Shenjtën Nënë Terezë. ????
Si shqiptarë jemi krenarë që i dhamë botës një figurë të shenjtë e fisnike, simbol të mëshirës, dashurisë dhe kujdesit ndaj të pamundurve.
Shenjta Nënë Tereza është pjesë e shpirtit tonë kombëtar dhuruar njerëzimit për të shëruar plagë e për të sjellë shpresë aty ku mungon.
Ajo na mësoi se edhe gjestet e vogla të mirësisë kanë fuqinë të ndryshojnë botën.
Le të bëjmë çdo ditë një vepër të mirë!”, shprehet Begaj.” – shkroi Presidenti.
/vizionplus.tv




