E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

73-vjeçarja nga Durrësi në gjendje të rëndë nga koronavirusi

Gruaja 73-vjeçare e prekur me koronavirus në Durrës ishte planifikuar të nisej këtë të mërkurëme urgjencë drejt Spitalit Infektiv në Tiranë.

 

Por gjendja e saj e rëndë shëndetësore detyroi mjekët që ta kthenin mbrapsht. Ajo u nxor deri jashtë ambienteve të Spitalit të Durrësit dhe teksa po bëhej gati të futej në ambulancë, u kthye mbrapsht në spital.

 

Reklamë

Mbrëmjen e të martës ajo u fut në reanimacion në Spitalin e Durrësit pasi pati tension të lartë dhe u mbajt nën survejencën e mjekëve.

 

Prej 6 ditësh 73-vjeçarja qëndroi në Spitalin e Durrësit ku po mjekohej për pneumoni. Ajo u zbulua se kishte koronavirus vetëm pasi u tha mjekëve se kishte qenë në Itali për një ditë.

 

Ndërkohë situata paraqitet e rëndë pasi katër mjekë dhe inferimerë të Infektivit në Durrës janë vetëkarantinuar gjatë ditës së sotme pasi ishin të ekzpouar gjatë kurimit të 73-vjeçares.

Vazhdo të lexosh

Reklamë