E enjte, 8 Tetor 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 13:30 Në vijim ora 13:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

75 minuta nga Miloti në Fier/ Ja sa do të paguajmë për të kaluar në rrugën e re

Brenda 2020 angazhimi i qeverisë është të nënshkruajë kontratën për ndërtimin e rrugës kombëtare Milot- Fier. Gara për ndërtimin e 115 kilometrave, pjesë e “Korridorit Blu” me koncesion është hapur.

Reklamë

Kostoja është 1,2 miliardë euro dhe parashikimi është që në 2026 i gjithë segmenti që lidh veriun me jugun e Shqipërisë të bëhet i shfrytëzueshëm nga drejtuesit e mjeteve. Garancia financiare që do të japë shteti në këtë projekt të infrastrukturës do të jetë:

Milot Fier do të jetë me pagesë. Për ta përshkuar atë të gjithë një drejtues do të paguajë 8.5 euro. Koha e udhëtimit reduktohet në 75 minuta.

Reklamë

Nga përllogaritjet rezulton se efekti në ekonomi do të jetë 1.4 miliardë euro dhe me një numër të punësuarish deri në 22 mijë. Në prezantimin e projektit të radhës në infrastrukturë, kryeministri Edi Rama akuzoi të gjitha qeveritë paraardhëse se në 27 vite nisën por nuk përfunduan asnjë rrugë. Madje kreu i qeverisë hodhi dorashkën e sfidës për të gjetur një të tillë, pasi u shpreh i bindur se volumi i punëve të tij në instruktuarën rrugore është më i madh.

Deri në fillimin e 2021, që përkon edhe me vitin elektoral, kryeministri është angazhuar për të hapur kantieret apo për të nënshkruar kontratat e ndërtimit për hidrocentralin e Skavicës, tunelin e Llogorasë, segmentin Milot Fier dhe së fundmi ndërtimin e rrugës Shëngjin Velipojë.

Më shumë video

Reklamë