Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

Ndahet nga jeta senatori amerikan

I apasionuar pas shpellave dhe lartësisë, kush është i...

Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25 plumba, a...

U ekzekutua në derën e shtëpisë, viktima u qëllua...

Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 33 vjeçari...

Të shtëna me armë gjatë një festivali në Toronto,...

SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, Teherani shpall...

Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga makina gruan...

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon në spital

74 vrarë në 22 ditë në Zonën 8, lagjen ku jetojnë trafikantët shqiptarë në Ekuador

30 Janar 19:27

Ekuadori është një ndër dhjetë shtetet me numrin e vrasjeve më të shumta në botë. 60 përqind e këtyre vrasjeve vinë nga trafiku i drogës.

 

Një raport i policisë ekuadoriane tregon se, në vitin 2016, shkalla e vrasjeve në Ekuador ishte 5.81 për 100,000 banorë dhe në tetor 2021 arriti shifrën rekord në 10.62 për 100 mije banorë, ndërsa janarin e këtij viti, vrasjet janë rritur me 300 %. Në emisionin “Natën e mirë dhe paç fat” në Vizion Plus thuhet se, në Ekuador vriten më shumë se, 1 mijë e 700 persona çdo vit, nga të cilët 60 % e tyre vriten për trafikun e drogës.

 

Dhe në pesë vitet e fundit në Ekuador janë vrarë më shumë se 5 mijë burra dhe të rinjtë të përfshirë në trafikun e drogës, dhe vetëm tre prej tyre kane qenë shqiptarë. Vrasja e fundit u rregjistrua ne Guayaquil. Ergys dashi u ekzekuta të shtunën e 22 janarit në një lokal në Guayaquil të Ekuadorit. Rreth orës 19.00, dy burra, një prej tyre duke mbajtur një buqetë me lule në dorë u futën në lokal duke shmangur stafin që u kërkonte çertifikatën e vaksinimit qëlluan në drejtim të tij. 34-vjeçari, dyshohet se ishte i përfshirë në trafikun e kokainës, dhe është qëlluar disa herë.

 

Policia sekuestroi ne vendin e ngjarjes 20 plumba. Lajmi edhe pse u transmetua nga të gjitha mediat shqiptare, në mediat ekuadoriane zuri pak vend. Kishte një arsye. Po atë mbrëmje ne Guayaquil u vranë edhe katër persona të tjerë, nga 21 gjithsej në të gjithë javën e tretë të janarit, mes të cilëve edhe një turist hollandez. Mes të vrareve për trafikun e drogës po atë ditë ishte edhe një 16 vjeçar. 74 persona u vranë në zonën e Guayaquil, ku ndodhj Ergys Dashi vetëm në 22 ditët e para të janarit 2022 vetëm për trafikun e drogës.

 

Kjo panoramë tregon qartë se për cilin vend në fakt flitet. Zonat ne Guayaquil janë tejet të pasigurta për vendasit dhe policinë. Për shkak të të gjitha këtyre ngjarjeve të dhunshme, qytetarët pohojnë se janë të detyruar të ‘vetëkufizohen’ për shkak të frikës për të mos rënë pre e krimit. Por me aq shume vrasje policia vendase vetëm arkivon dosje dhe asnjëherë nuk heton plotësisht, përveç kur në ngjarje janë të përfshirë turistë për të cilët ky vend reagon menjëherë.

 

Policia vendase identifikoi në kohë rekord vrasësin e nje turisti hollandez vetem dy ditë përpara se të vritej shqiptari Ergys Dashi. Sipas saj një vrasës i rrezikshëm me pseudonimin Ququi është shpallur në kerkim. Të trafikosh drogë në rrethana të tillë në një vend si Ekuadori në fakt, nuk është aspak e lehtë.

 

Në Ekuador jeta kushton aq pak dhe vendasit janë tejet të rrezikshëm. Por zakonisht ata nuk i vrasin të huajt për arsyen e thjeshtë, atyre u shesin drogen, dhe janë lidhja e tyre me perëndimin. Por sa fuqi kanë shqiptaret në Ekuador në trafikun e drogës?

 

Këto statistika e tregojnë qartë se çfarë kontrollojnë ata realisht në Guayquil ku të vrasin edhe për një gram kokainë të mospaguar, dhe që në fakt qëndrimin atje duhet ta garantojë njëra prej bandave më të forta të shtetit. Gjithsesi të rrezikosh me jetë për të nisur për shefin tënd kokainë nga Ekuadori në Shqipëri është një film më vete.

 

Posted Under:
Kronike Kryesoret
Tagged:
Ekuador Lagje shqiptare Trafikante vrasje

Nga e njëjta kategori

I apasionuar pas shpellave dhe lartësisë, kush është i riu që u mbyt në lumin Mat

më shumë...

Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25 plumba, a u ekzekutua Aleksandër Koçeku në Shkodër për hakmarrje për një borxh prej 40 mijë euro (DETAJE)

më shumë...

U ekzekutua në derën e shtëpisë, viktima u qëllua me një plumb, detaje nga vrasja në Vorë

më shumë...

Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 33 vjeçari i bie nga shkëmbi dhe mbytet në lumin Mat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:02

Shpërndanin drogëra të forta si Ketaminë, MDMA...

10:56

Ndahet nga jeta senatori amerikan

10:42

Zbulohen qindra bimë kanabis në qarkun e...

10:35

I apasionuar pas shpellave dhe lartësisë, kush...

10:17

Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25...

10:12

U ekzekutua në derën e shtëpisë, viktima...

9:56

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë...

9:33

Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur...

8:53

Të shtëna me armë gjatë një festivali...

8:50

SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit,...

8:29

Parashikimi i motit për këtë të diel,...

8:22

Horoskopi, 12 korrik 2026, çfarë kanë parashikuar...

7:14

Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në...

11:35

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga...

11:12

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon...

10:46

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje?...

10:37

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi...

10:18

Parashikimi i motit për ditën e diel,...

9:57

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin...

9:49

Pse kafeja mund të përkeqësojë stresin?

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë i af...
  • Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i vikti...
  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.