Kreu i qeverisë Edi Rama ishte i pranishëm ditën e shtunë në Korçë ku zhvuilloi një takim me gratë. Pak para se kryeminsitri të merrte fjalën, Drejtuesi Politik i Qarkut të Korçës, Niko Peleshi, tha se PS në zgjedhjet e 11 majit synon 7 mandate në këtë qark.
“Shtatë mandate do të marrim në Qarkun e Korçës. Në Pogradec, Maliq, Korçë, Pustec, Devoll dhe Kolonjë”, tha Peleshi.
Ndërkohë Rama në fjalën e tij ironizoi sërish burrat që nakohen se po i shan. Ai tha se nuk ka asgjë me ata burra që janë politikisht korrekt, por e ka me të gjithë burrat që hidhen me kokë në kënetë.
“Është kënaqësi dhe nder i veçantë kjo mikëpritje e grave dhe vazjave në Korçë. Sot kam patur disa kërkesa dhe mesazhe dhe disa burra shokë partie që janë shqetësuar se pse unë lavdëroj gratë edhe sipas tyre ju bie burrave. Dikush më shkruante, po çfarë ke mor burri i dheut, ti gratë lavdëroji sa të duash, por po ju re burrave do na ikin burrat. Unë mendoj se ata burra që ikin se nuk kuptopjnë pse gratë duhen lavduar më shumë nuk na duan. Unë nuk shaj burrat, kurrë. Burrin vetëm gruaja mund ta shajë, kur vjen vonë në shpi dhe jep llogari. Unë nuk shaj burrat, unë mendoj kështu që sot është fakt që PS në rang vendi e mbështesin 56% e grave dhe vajzave, ka qarqe që kjo mbështetje shkon deri në 65%. Por kjo do të thotë se kur vjen puna te burrat në rang vendi, diferenca është më e vogël. Unë them se ata burra që njësoj si shumica dërrmuese e grave mbështesin PS, janë jo vetëm të zot, por edhe të mençur politikisht. Ata burra që rrinë dhe pllaquriten në kënetë për mua janë çyrykë, politikisht çyrykë, nuk i duhen askujt. Nëse mërziten më vjen keq por unë nuk mërzitem. Unë besoj që kjo që PS ka bërë për Shqipërinë në këto vite na jep shumë arsye për të qenë krenarë. Por arsyeja kryesore për të qenë krenarë është se kjo parti ka bërë një detyrë të madhe shqoërore, duke krijuar hapësira për gratë që deri dje mungonin”, tha Rama.





