Treguesit e pandemisë në vendin tonë vijojnë me të njëjtin ritëm. Edhe këtë të martë u raportuan shtatë viktima të moshës 56 deri 85 vjeç. Ndërkohë në rreth 3700 testime të kryera, u identifikuan 587 qytetarë të infektuar me virusin sars-cov2.

 

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar rreth 700 persona, ndërsa në spitale vijojnë të marrin trajtim mjekësor 166 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar.

 

Tirana, Fieri dhe Gjirokastra janë qytetet me numrin të më madh të të infektuarve, ndërsa në të gjithë vendin janë të sëmurë aktivë më shumë se tetë mijë persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *