Mijëra amerikanë kanë protestuar sërish kundër dhunës racore pas vdekjes së afrikano-amerikanit Xhorxh Flloid. Ndryshe nga vandalizmi dhe plaçkitjet e ditëve të kaluara, protestat e shtrira në disa shtete, janë shndërruar në demonstrata paqësore.

Por pas vdekjes së Flloid, i cili u asfiksua pasi një oficer policie i cili ndodhet në burg i vendosi gjurin në fyt, qyteti i Mineapolisit, në Minesota ka vendosur kufizimin e taktikave të dhunshme gjatë arrestimeve.

Ndërsa në Nju Jork, 57 oficerë policie kanë dhënë dorëheqjen pasi 2 kolegë të tyre përplasën në tokë një 75 vjeçar, i cili u dërgua në spital për shkak të lëndimeve. 2 oficerët u shkarkuan nga detyra dhe janë nën hetim, ndërsa dorëheqjet masive të 57 kolegëve të tyre, erdhën në shenjë solidariteti me protestuesit.

Kreu i policisë së Buffalos, John Evans tha për mediat se oficerët zbatuan urdhrat, referuar gjendjes së shtetrrethimit.

Por ndërsa Shtëpia e Bardhë mbetet e rrethuar SHBA-të po bëhen gati për protesta masive që pritet të nisin këtë të shtunë.


Protestat për vdekjen e Floyd, janë shndërruar në një prej krizave më të rënda të presidencës Trump dhe vijnë vetëm pak kohë para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *