E premte, 9 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

56-vjeçari u vra nga e bija në Fier, flet vëllai i viktimës: Nuk flijsa prej dy vitesh, s’e lejonte bashkëshortja

Vëllai i 56-vjeçarit Anesti Rama, i cili u vra nga e bija në Fier ka folur për mediat pas ngjarjes së rëndë.

Ferdinand Rama thotë se prej 2 vitesh nuk kishte komunikim me të vëllanë, pasi sij tij, nuk e lejonte bashkëshortja, Valbona Rama, që të flisnin.

Reklamë

Lajmin për vdekjen e vëllait, thotë se e mori nga kunata.

“Dy fëmijë ka, dy vajza. Unë kam qenë në Greqi, e mora vesh nga kunata, lajëmroi gruan time dhe i tha “Ka vdekur Anesti”. Nuk di gjë, kam rreth 2 vjet e gjysmë që nuk flisja me vëllanë, se nuk e lejonte ajo. Pyesja vëllanë tjetër për Anestin”, tha Ferdinand Rama.

Reklamë

Çfarë ndodhi në Fier

Një 26-vjeçare nga fshati Frashër i Fierit ka vrarë babanë e saj, 56 vjeç, duke e mbytur me tel. Krimi makabër ka ndodhur rreth orës 23:00 të së mërkurës, në banesën e familjes Rama.

Fillimisht, e reja e identifikuar si Emanilda Rama njoftoi policinë se i ati, Anesti Rama, kishte vdekur aksidentalisht në banesë.

Por hetimet e policisë zbuluan se bëhej fjalë për një vrasje të qëllimshme, për motive të dobëta.

Dyshohet se vajza, së bashku me nënën, kanë tentuar të pastrojnë trupin për të fshehur gjurmët dhe për të inskenuar ngjarjen si aksident.

Gjatë deklaratës e reja tregoi dhe motivet që e çuan të ndërmerrte aktin ekstrem. Sipas saj, i ati e trajtonte me fanatizëm duke mos e lejuar të vishej siç ajo donte. Emanilda Rama u tha hetuesve se babai nuk i jepte para për tu argëtuar.

Vajza u arrestua në flagrancë, ndërsa nëna 53-vjeçare e vajzës, e cila dyshohet për bashkëpunëtore, mbahet e shoqëruar deri sa të përcaktohet përgjegjësia e saj./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë