Nga studioja e “Quo Vadis”, eksperti i ekonomisë Majlind Lazimi, e konsideroi një kambanë alarmi plakjen e popullsisë.

 

“Kemi një popullsi që po plaket frikshëm. Kemi gati 700 mijë pensionistë. Vitin që kaloi kishte më shumë vdekje sesa lindje. Kjo është kambanë alarmi. Kemi pagat më të ulëta në Evropë.”

 

Një tjetër problem që prek shoqërinë shqiptare është edhe arsimi, ku pedagogu Azmi Stringa ngriti shqetësimin se rreth 400 mijë të rinj shqiptarë nuk merren me asgjë, pra nuk janë as në shkollë e as në punë.

 

“Ne sot shpenzojmë shumë më pak se rajoni për arsimin. 400 mijë të rinj shqiptarë nuk janë as në shkollë, e as në punë. Kjo është një katastrofë. Janë një barrë sociale.”

 

Duke vënë fokusin te rinia dhe emigrimi masiv i këtyre të fundit nga vendi, fermeri Ervin Resuli ndau edhe një batutë për akademinë e barinjve që pritet të hapet, si “shpëtimi” i të rinjve.

 

“U prekën dy tema shumë të rëndësishme: mosha e pensioneve dhe rinia. Sai përket arsimit, ne do të na hapin akademi, dhe këtë problem e kemi zgjidhur. Fshati shqiptar po përballet me një emigrim masiv të të rinjve për arsye kryesore ekonomike, jo për shkak të demokracisë. Në këto 30 vite, asnjë qeveri nuk ka pasur një objektiv të qartë se si t’i mbajë të rinjtë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *