E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

40-vjeçari dhunon vëllanë në Durrës, tenton t’i djegë makinën

Policia e Durrësit ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili akuzohet se ka dhunuar vëllanë e tij.

Gjithashtu, sipas policisë, 40-vjeçari ka tentuar që t’i djegë automjetin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: E. B., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij dhe ka tentuar t’i djegë automjetin”, njofton policia.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. B. iu gjet një mjet prerës (thikë)./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë