Dy jave pas shenimit te rastit te pare me koronavirus, Shqiperia ka perjetuar diten me te veshtire. Ne 12 oret e fundit jane shenuar 2 viktima nga Covid 19 duke e cuar numrin e te vdekurve  ne 4. Rasti me tragjik eshte humbja e jetes se nje 43 vjecari I cili nuk kishte asnje semundje tjeter pervec obezitetit.

 

Sipas Ministrise se Shendetesise 43 vjecari nga Kavaja ndodhej ne terapi intensive por mbremjen e se dieles gjendja e tij shendetesore eshte perkeqesuar dhe mjeket e vendosen ne frymemarrje te drejtuar. Pavaresisht perpjekjeve te mjekeve, mengjesin e sotem 43 vjecari I cili ishte kthyer vetem dy jave me pare nga Italia, humbi jeten.

 

Mbremjen e se dieles humbi jeten edhe nje 71 vjecar nga Kucova. I moshuari vuante nga kanceri ne mushkeri, diabeti dhe hipertensioni.

71 vjecari ishte shtruar me heret në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku pas trajtimit mjekësor u kthye në shtëpi. Gjate oreve te fundit ai pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak.

 

Mengjesin e se henes Ministria e shendetesise njoftoi edhe rastin e 5 te humbjes se jetes per shkak te Covid 19. Por vetem pak ore me vone ajo e pergenjeshtroi kete lajm duke saktesuar se 61 vjecari  kishte pesuar vdekje klinike.

 

 

Mjeku Pipero sqaroi se situata e pacienteve ne spitalin Infektiv varion nga persona qe jane drejt sherimit tek ata qe ndodhen ne gjendje te rende . Ai garantoi se mjeket po bejne cdo perpjekje ne betejn kunder Covid 19.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *