Ne Maqedonine e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ndërruan jetë katër pacientë me koronavirus. Ky eshte numri me i larte i vdekjeve nga semundja brenda nje dite.

Mediat vendase shkruajnë se viktimat jane nje nga Velesi, një nga Përlepi dhe dy nga Shkupi. Ndërkohë numri I te infektuarve eshte 828. 

Qeveria nga ana tjetër do të ashpersojë masat. Karantina e plotë është vendosur nga ora 16.00 e cdo dite deri në orën 5 të mëngjesit të ditës tjetër. Ndërsa në fudnjave kufizimet priten edhe më të forta.

Rastet e reja me koronavirus vënë ne alarm edhe Kosoven. Dje u regjistrua numri më i madh i të prekurve, me 79 raste të reja.  Vatra kryesore e sëmundjes eshte Malisheva, e pasuar nga Prizreni e Prishtina. Aktualisht në gjithë territorin e Kosovës me këtë sëmundje janë infektuar 362 persona, 59 janë shëruar derisa shtate kanë vdekur.

Prishtina është futur të dielën në karantinë pas shtimit të numrit të rasteve, e  përveç saj, në izolim janë edhe Prizreni, Ferizaj dhe Suhareka.

Serbia ndërkohë është në javën e gjashtë të epidemisë, e cila ka marrë jetën e 80 qytetareve, me 3630 njerëz të infektiar. Masat kufizuese po japin rezultate dhe ditët e fundit kurba është rrafshuar.  Ekspertet serbe besojne se vendi ka arritur kulmin e epidemisë dhe se numri i të prekurve nuk do të rritet në ditët në vijim.

Ndërsa ne greqi numri i përgjithshëm i të infektuarve është 2114 dhe 98 persona kane humbur jeten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *