Teksa festa e nënës po afronte, një 33-vjeçare nga Egjipti ishte e zënë duke menduar për dhuratën për nënë e saj 69-vjeçare.

Ajo nuk e dinte se në vend që t’i jepte dhuratën, do ta varroste. Nënan e saj ishte një ndër 10 vdekjet e para të koronavirusit në Egjipt.

Edhe pse nëna e saj kishte qenë e dobët për një javë, 33-vjeçarja kurrë nuk mendoi se do të ishte fundi. Ajo kujton se u rrëzua kur dëgjoi lajmin për ndarjen e saj nga jeta.

“Unë i thashë vëllait tim se po gënjen. Ai më tha më herët se ajo po bëhej më mirë. Ne shpresonim që ajo do të kthehej në shtëpi për ditëlindjen e saj në prill. Ajo u shtrua në spital disa ditë para Ditës së Nënës. Ne do të kombinonim të dy festat.”

Nëna e Aya u dërgua në një spital karantinë në rrethin Helëan, në jug të Kajros, një ditë para vdekjes së saj pasi u konfirmua pozitive me COVID-19.

33-vjeçarja jo vetëm nuk i tha dot lamtumirë nënës së saj, por nuk arriti as ta përcillte sipas zakoneve.

Në të njëjtën ditë kur ajo vdiq, të gjitha lutjet dhe predikimet u pezulluan në të gjithë vendin. U urdhëruan të mbyllen të gjitha xhamitë.

Kështu që e reja u gjend e detyruar të kryente lutjet brenda morgut të spitalit.

Procesi i nxjerrjes së trupit të nënës së saj nga spitali zgjati shumë, kështu që ata arritën ta varrosnin natën.

“Shumë pak anëtarë të familjes erdhën. Të gjithë ne kemi veshur maska ​​dhe doreza. Kunata ime mbajti dorën time dhe pëshpëriti: Dua të të përqafoj, por nuk mundem. Vjehrra e vëllait tim u shkatërrua. Por askush nga ne nuk mund të ngushëllonte njëri-tjetrin. Babai im nuk mundi t’i thoshte lamtumirë nënës. Ai mori pjesë në varrim, por ai nuk e kishte parë atë për një javë.”

Pas vdekjes së nënës së saj, babai i 33-vjeçares u pranua në të njëjtin spital karantinë, pasi rezultoi pozitiv me COVID-19.

Babai i saj bëri një rikuperim dhe u kthye në shtëpi fundjavën e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *