E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

33 pacientë të shëruar këtë të premte/ Fëmija dy-muajsh në gjendje të stabilizuar

Eugena Tomini, e cila përditësoi shifrat këtë të premte, deklaroi se në spitalin Infektiv vijon të ketë shtrime të reja.

Reklamë

Teksa një ditë më parë aty merrnin trajtim 78 pacientë, sot janë 80. Në terapi intensive janë tetë prej tyre, ndërsa një është i intubuar.

Reklamë

Tomini foli edhe për gjendjen shëndetësore të foshnjes dhe nënës.

“Po merr trajtim spitalor edhe një fëmijë dy muajsh, i prekur nga Covid19 nën kujdes nga stafi i pediatrisë infektive, në gjendje të stabilizuar bashkë me nënën.”

Sakaq, në 24 orët e fundit numërohen 33 qytetarë të shëruar, duke e çuar kështu totalin në 1.592.

Momentalisht në vendin tonë janë 1.088 persona aktivë, që mund të trasmetojnë virusin edhe tek qytetarët e tjerë. Ata ndodhen kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Durrës.

Më shumë video

Reklamë