Muzeu i Artit Mesjetar më i vizituari, turistët e huaj regojnë interes për historinë e juglindjes

Edhe këtë vit, muzeu i artit mesjetar dhe ai i arsimi në Korçë kanë qënë më të vizituarit nga turistët e huaj dhe vendas. gjatë kësaj periudhe këto dy muze janë vizituar nga më shumë se 20.000 turistë.
“Ka patur interes shumë të madh, kryesisht për muzeun e artit mesjetar nga të huajt por e nga shqiptarët e diaspora. Mbi 20 mijë vizitorë deri në muajin Shtator. Shifër e konsiderueshme dhe jemi në pritje pasi në muajin Tetor, numri i vizitorëve është më i madh”
Turistët nga Spanja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregojnë se Korçën e vizitojnë për herë të parë dhe ndihen të mahnitur me atë çfarë kanë gjetur në këtë qytet .
“Jemi nga Spanja, hera e parë në Korçë. E pamë Korçën nëpërmjet rrjeteve sociale, bëmë mirë që erdhëm sepse është një qytet shumë i bukur. Muzeu këtu ishte fantastik, nuk ka shumë të tillë në Spanjë, jemi kënaqur”
“Eksperiencë fantastike të shohësh një muze të tillë me ikona me cilësi të lartë. Është e mahnitshme të njiheshim me Onufrin, ngjyrat e tij të ndezura. Hera e parë në Korçë dhe qyteti me i bukur në Shqipëri. Shumë autentik si qytet”
“Kishim dëgjuar për Shqipërinë por jo për Korçën. Jam i suprizuar. Kemi takuar njerëz miqësorë. Ushqim i shijshëm. Vendi juaj është i qetë. Muzeu është tërheqës. Ka stil të veçantë dhe të bën të mësosh historinë fetare dhe jo vetëm. Edhe muzeu” Gjon Mili “, fotografi shqiptar që ishte në Amerikë, fantastik. Keni plot gjëra për të parë”
Muzeu i Artit Mesjetar pas shumë vitesh është rikthyer me një ekspozitë në Francë, aty ku ka ekspozuar një pjesë të ikonave më të rëndësishme të galerisë së këtij muzeu, ekspozitë e cila është pritur me mjaft interes nga publiku francez dhe jo vetëm.




