Apple përkujton sot 30 vjetorin e kompjuterit, Apple Macintosh II, që i hapi rrugë një gjenerate të re teknologjike.

 

Me 2 mars të vitit 1984,  Steve Jobs hodhi në treg prototipin, qe njihet si kompjuteri i parë me monitor me ngjyra.

 

Sikuse raporton Techsot, dy prej kritikave të atëhershme ndaj Macintosh 128K kishin të bënin pikërisht me mungesën e ekranit me ngjyra, dhe mangësia e përditësimeve teknologjike. I bërë me teknologjinë më të mirë të momentit Apple Macintosh II, kishte një procesor Motorola 68020 me fuqi 32 bit e 16 MHz, me 190 mijë transformues të vegjël, një fuqi goxha e konsiderueshme për atë kohë.

 

Linja e tij ishte e dedikuar specifikisht për pasuesin 512K, që të kujtonte më shumë desktopin e IBM, por ama ishte tipik Apple. Dhe mbi të gjitha ishte modular. I projektuar në padijenin e Steve Jobs që ishte kundër ekraneve me ngjyrë, u krijua nga inxhinierët Michael Dhuey, Brian Berkeley dhe Hartmut Esslinger.

 

Tastiera dhe mausi bliheshin më vete, por Mac, kishte dhunti përhapjen e lojërave elektronike të lidhura me kartë grafike, e cila mund të lidhej gjithashtu me ekrane të tjerë të jashtëm, për t’u shtrirë në një rrjet të tërë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *