E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Takimi Gogu-Veliaj, Tela: Është negociuar për Bashkinë

Analisti Andi Tela, i ftuar në studion e “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, ka folur mbi takimin mes ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Tela tha se në atë takim është negociuar për Bashkinë e Tiranës, ndërsa pas dështimit të negociatave, Veliaj ka reaguar dy ditë më vonë.

“Siaps mendimit tim, në atë takim ka pasur një negociatë që ka dështuar. Negociata ka qenë për Bashkinë e Tiranës. Pjesa tjetër, me ‘Flamingot’ dhe Plarent Ndrecën, janë rrethana që lidhen me Bashkinë e Tiranës.

Nëse Veliaj do të pranonte të delegonte Bashkinë, historia do të ishte mbyllur aty brenda. Meqenëse ajo negociatë dështoi, Veliaj të hënën ndërtoi atë fabul. Ne nuk e dimë si shkoi biseda brenda, pra, nga e hëna e tutje, Veliaj e përdor si mburojë politike. Thelbi i historisë është Bashkia e Tiranës”, tha Tela.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.