E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

30 të proceduar pas përleshjeve tek Unaza, Klevis Balliu në paraburgim

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 30 persona në lidhje me aktet e dhunës në protestën e të martës në zonën e Unazës së Re.

 

4 prej të proceduarve, mes te cileve dhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, janë arrestuar me akuzën e shkatërrimit të pronës ndërsa 23 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Po ashtu policia ka bërë me dije se 3 prej protestuesve janë shpallur në kërkim.

 

Reklamë

Shtetasit e arrestuar sipas policisë janë:

– K.B., 30 vjeç, banues në Tiranë

– L.M., 42 vjeç, banues në Tiranë

– S.H., 34 vjeç, banues në Tiranë

– E.S., 41 vjeç, banues në Tiranë.

 

30 të proceduarit akuzohen për veprat penale ”Kundërshtim me dhunë të punonjësit të rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, ”Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, dhe “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Më shumë video

Reklamë