Kronikë
200 euro për person/ Korçari kapet duke transportuar një familje nga Afganistani drejt Kosovës

Goditet një tjetër rast në fushën e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit të shtetasve nga vendet e treta, të cilët hyjnë në vendin tone ilegalisht nëpërmjet kufirit me shtetin grek.
Një 52-vjeçar është arrestuar nga shërbimet e policisë në Elbasan, pasi po transportonte një familje me 5 pjestarë nga Afganistani , të cilët i kishte marrë në Korçë.
Reklamë
F.K., po i dërgonte në drejtim të kufirit të Kosovës, kundrejt fitimit 200 € për person.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të metejshme.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




