E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:30 Në vijim ora 01:30: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Reforma Territoriale, Berisha-socialistëve: Po dhunoni gjuhën shqipe në formën më të lartë të korruptimit

Kryedemokrati Sali Berisha e ka cilësuar gjuhën e përdorur nga deputetët e PS në Kuvend për të mbrojtur reformën territoriale, si formën më të lartë të korruptimit.

Ai tha se sot socialistët janë të marrë peng dhe do të votojnë në rresht reformën, pasi këtë ua ka kërkuar Edi Rama.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Berisha: Gjuha që përdoret këtu nga deputetët e padrinos është forma më e lartë e korruptimit të gjuhës. Është akti më i rëndë i korrupsionit. Jo vetëm të gjuhës, por dhe të mendimit, është krim që transmetohet nëpërmjet mediave në mbarë Shqipërinë. Këta asgjësojnë 15 bashki, prej të cilave, ka me performancë shumë të mirë, ka me ekipe me aktivitete kulturore të shquara, ekipe sportive me rekorde botërore, kanë rezerva botërore hekur dhe nikeli, siç është Prrenjasi, prej të cilave kanë performancë më të mirë se ekzistueset. Ju dilni bëni avokatinë më të turpshme, termat që përdorni janë përdhosje e gjuhës shqipe. Termat që përdorni këtu, përdorni fjalët e kësaj gjuhe të bukur, realitetin shqiptarëve, po shisni një realitet që nuk ekziston, për të mbrojtur aferat korruptive. Ku është Xhaçka? E morët vesh apo jo, kur ishte Ministre e Mbrojtjes ka luajtur kontrabandën. Prandaj sot voton verbërisht se ka mbrojtur kontrabandën e armëve me të shoqin. Ty peng të morën Tropoja kur të çuan në portin e Durrësit.

Reklamë

Peleshi: Përfundoni, ju lutem!

Berisha: Përfundoj unë, por nuk mbarojnë mashtrimet e tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.