E premte, 9 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

20 vjetori ndërhyrjes së NATO në Kosovë, Meta: Mirënjohje ndaj partnerëve tanë

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar 20 vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë dhe nisjen e bombardimeve ndaj tupave të ish-Jugosllavisë.

 

Reklamë

Në një postim në “Facebook”, Meta shpreh mirënjohje oër kontributin e dhënë nga SHBA e NATO ndërsa thekson se Shqipëria do të jetë gjithmonë e angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e vlerave dhe të lirisë kudo në botë.

 

“Sot mbushen 20 vjet nga dita kur NATO vendosi të ndërhyjë për të imponuar paqen duke i dhënë fund genocidit e spastrimit etnik dhe paraprirë Pavarësisë së Kosovës, e cila forcoi paqen e stabilitetin në rajonin tonë. Përherë mirënjohës SHBA dhe NATO, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm. Tashmë 10-vite anëtare në NATO, Shqipëria mbetet e angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në rajonin tonë dhe kudo në botë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë