E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

17 të infektuar të rinj me koronavirus në vend/ 60 të shtruar në dy spitale

Prej dates 9 mars, kur u zbulua rasti i pare me koronavirus, Shqiperia sot numeron 433 qytetare te prekur nga COVID-19, por 197 prejt tyre jane sheruar.

 

Reklamë

Ministria e Shendetesise ka publikuar te dhenat per 24 oret e fundit, duke sqaruar se jane konfirmuar 17 raste te reja me koronavirus kryesisht ne qytetin e Tiranes e Shkodres.

 

MIRA RAKACOLLI

 

ZV/MINISTRE E SHËNDETËSISĒ

 

Në 24 orët e fundit janë testuar 259 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 17 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 3644 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 433 raste.

 

Numri i personave qe kane humbur jeten eshte 23, nderkohe qe ne spitale jane te shtruar 60 paciente

 

“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 53 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 pacientë janë të intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, prej tyre 4 pacientë janë të intubuar.”

 

Pavaresisht numrit relativisht te ulet te pacienteve ne spitale, Ministria e Shendetesise iu ben apel qytetareve te respektojne te gjitha masat per distancimin social si dhe te shmangin vizitat te të afermit per të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Vazhdo të lexosh

Reklamë