Subscribe

Shqipëria edhe Kosova kanë nënshkruar 16 marrëveshje, që fokusohen tek lëvizja e lirë, arsimi, drejtësia, infrastruktura dhe shkëmbimi tregtar mes dy vendeve.

 

Dy qeveritë u mblodhën këtë të premte në Elbasan, duke zhvilluar takimin e shtatë mes tyre, ndërsa marrëveshjet përfshijnë heqjen e lejeqëndrimit të përkohshëm për qytetarët, njohjen e diplomave të arsimit të lartë si dhe lehtësim në procedurat doganore të hyrje/daljes së mallrave.

 

Me herët, në fillim te mbledhjes, kryeministri Edi Rama, deklaroi se dy vendet janë të gatshme të venë në zbatim marrëveshjet që janë dakordësuar qe ato të mos mbeten vetëm premtime.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER

 

“Sot nuk jemi në një mbledhje që ka gjithmonë peshën e vet simbolike, por përtej, sot me vjen mirë që jemi në një mbledhje punësh konkrete të materializuar në punë konkrete, është prioritet që gjithçka që kemi vendosur të jetë në krye të agjendës së punës së të gjithë ministrave përkatës, për të mos lejuar që në rrugën e zbatimit këto fjalë të nënshkruara të mbeten fjalë.”

 

Konkretizimi i marrëveshjeve sipas Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti do të forcojë të dyja vendet në fushën ekonomike edhe atë gjeo-politike.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER, KOSOVE

 

“Integrimi i dy shteteve tona është sa strategjik dhe parimor, numri i marrëveshjeve duhet të shoqërohet me cilësi në zbaritin e tyre. Si patriot duhet t’i forcojmë të dy shtete tona, patriotizëm sot është të luftosh krimin, të punosh për lirinë e mediave dhe ekonomi gjithëpërfshirëse. Bashkëpunimin me njëri-tjetrin e kemi për detyre, ashtu si edhe mbrojtjen e njëri-tjetrit. Jemi më shumë sesa 2 shtete për t’u shpërqendruar.”

 

 

Njohja e sigurimeve shoqërore, hapja e pikës kufitare në Shishtavec si dhe projekti për hekurudhën Durrës-Prishtinë, janë ndër pikat kryesore që dy qeveritë janë dakordësuar.

 

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER

 

“Krijojmë kushte shumë më të favorshme për të dyja anët e kufirit për aksesin në tregun e punës, dhe një tjetër hap për një treg të përbashkët, ku shqiptarët mund të studiojnë, punojnë dhe pastaj të dalin në pension pavarësisht vendit gjeografik ku është. Njohja e sigurimeve shoqërore jep një mesazh të plotë për lirinë e çdo shqiptari për të jetuar e punuar në të anët e kufirit. Të diplomuarit e universiteteve tona shumë shpejt do të kenë njohje automatike diplomash. Hiqet menjëherë një procedurë burokratike e mbuluar me shkresa. Pas nisjes punës për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës tashëm kemi nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për nisjen e një studimi fizibiliteti për hekurudhën Durrës-Prishtinë+ abetaren..

 

Bashkëveprimi, sipas Kurtit do të forcojë dy vendet edhe do të mundësojë lëvizjen edhe punësimin e lirë të qytetarëve.

 

Dy kabinetet finalizuan këtë të premte edhe krijimin e sekretariatit koordinues qeveritar, i cili ka si detyrë të raportojë pranë dy zyrave të kryeministrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *