E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

14 qytetarë mposhtin virusin, por vijojnë trajtimin për pasojat e sëmundjes

Ministria e Shëndetësisë njoftoi këtë të enjte se 14 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi. Mirëpo ata vijojnë të jenë të shtruar në spitalet COVID sepse virusi u ka lënë pasoja për shëndetin.

Reklamë

“Ju informojmë se në dy spitalet COVID po vijojnë të trajtohen edhe 14 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm.”

Në 24 orët e fundit, janë rikuperuar 79 qytetarë, duke e çuar totalin në 3.695. Ndërkohë, në dy spitalet COVID marrin trajtim mjekësor 115 të infektuar, 16 prej të cilëve në terapi intensive dhe pesë të intubuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë