11 humbje jete dhe rreth 300 raste të reja sot me COVID

11 qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë identifikuar 303 raste të reja me COVID, nga 2174 testime të kryera.
Nuk e kanë fituar dot betejën me virusin 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Saranda, 1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Shkodra, moshave 48-91 vjeç.
“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 112 raste në Tiranë, 21 raste në Shkodër, 17 raste në Gjirokastër, 14 raste në Kavajë dhe Mirditë, 10 raste në Durrës dhe Elbasan, 8 raste në Tropojë, Vlorë, 7 raste në Fier, Devoll, Lushnje, 6 raste në Berat, Sarandë, Gramsh, 5 raste në Peqin, 4 raste në Kurbin, Mallakastër, Ura Vajgurore, Këlcyrë, 3 raste në Kukës, Delvinë, Tepelenë, Malësi e Madhe, Kuçovë, 2 raste në Lezhë, Has, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, 1 rast në Pukë, Kamëz, Kolonjë, Libohovë.”
Në 24 orët e fundit janë shëruar 651 qytetarë. Ndërkohë, aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 394 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22657
Fier 2616
Durrës 1447
Vlorë 1335
Shkodër 1253
Gjirokastër 1213
Korçë 762
Lezhë 634
Elbasan 445
Kukës 348
Dibër 332
Berat 152




