Subscribe

Mandati i dyte i qeverise Rama do t’u garantoje shqiptareve nje polici te standardit europian, fale procesit te vetingut. 105 vjet pas krijimit te Policisë se Shtetit, kryeministri Edi Rama ka vendosur shenjen e barazimit mes rendësise se vetingut ne sistemin e drejtësisë e ne Policinë e Shtetit, si procesi nëpërmjet te cilit shqiptaret do te kenë nje polici si ne Bashkimin Europian.

 

“Pasi krimi s’mund te luftohet me gjyqtaret te korruptuar, por as me policie te korruptuar, nje proces i tille do te thotë largim i policive me burime te pajustifikuara pasurie.”

 

Ne ketë përvjetor, Rama ka listuar shifrat qe flasin per suksesin e policisë gjate vitit te kaluar ne nje prej betejave qe dominon debatin politik e publik, droga.

 

“Ne 2017 Shqiperia doli nga harta e vendeve qe kultivojnë droge, ne 2017 Shqiperia mbylli nje plage te vjetër, e cila pati te gjitha ato infeksione qe ne njohim e Shqipëria sot nuk ka as Lazarat e as lazarater te shpërndare ne trupin e saj.”

 

E nga Lezha, Rama ka pranuar problemet qe ekzistojnë sot ne Policinë e Shtetit.

 

Kjo nuk do te thote se situatat e vështira e kritikat e bera ndaj punës se policisë nuk janë pa baze, nuk duan te thonë se policia ka qene e imunizuar dhe e paprekur nga korruptimi deri ne nivelet me te larta, drejtues te policisë nuk jane përfshire ne aktivitet kriminale.”

 

Rama ka premtuar se operacioni forca e ligjit i asistuar nga partnere ndërkombëtare do te shënoje nje faze te re ne luftën kundër krimit te organizuar, duke i bere apel partive politike te ndalojnë sulmet kundër policisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *