Shfaqja e autizmit te fëmijët në botë dhe në Shqipëri është gjithnjë e më shumë në rritje.
1 në 46 fëmijë vuajnë nga çrregullimi i spektrit autik, ndërsa ekspertët tregojnë disa nga faktorët që ndikojnë.
“Kemi numër në rritje. Po konstatohet nga statistikat vitet e fundit, nga diagnozat e vendosura nga mjeku vitet e fundit, kemi 1 në 46 fëmijë kryesisht të prekur me çrregullim të spektrit autik. Janë të përfolura disa faktorë që mund të ndikojnë, është pjesa gjenetike, mosha e prindit mendohet që mund të ndikojë, faktorë të tjerë të jashtëm, lindja çezariane etj”, sqaron logopedia Kledina Helshani.
Keqkuptimet, qëndrimet përjashtuese dhe mungesa e aksesit në informacion vazhdojnë të jenë sfida të mëdha për këta femijë dhe familjet e tyre.
2 Prilli shënon edhe ditën botërore të ndërgjegjësimit për autizmin, ditë e cila kujton rëndësinë e pranimit, mbështetjes dhe përfshirjes së personave me autizëm në çdo aspekt të jetës. /vizionplus.tv





