E hënë, 12 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Reforma zgjedhore, miratohen ekspertet për amendimin e ligjeve

Komisioni i reformës zgjedhore ka zhvilluar mbledhjen e dyte gjate se cilës ka miratuar 8 ekspertet qe do te punojnë me amendimin e ligjeve. Per shkak se e gjithë vëmendja është e përqendruar tek situata e përmbytjeve, anëtaret e komisionit kane vendosur qe mbledhja te behet pa kamera, per t’u fokusuar vetëm tek axhenda e per te lëne mënjane debatet politike. Gjate kësaj mbledhje, palët kane shpjeguar pozicionet e veta ne raport me reformën; demokratet kane prioritet identifikimin biometrik, votimin dhe numërimin elektronik, ndërkohe qe socialistet kane ngritur çështjen e depolitizimit te komisioneve zgjedhore siç kërkon edhe ODIHR. I vetmi qe ka folur per nevojën e ndryshimit te sistemit elektoral ka qene Dashamir Shehi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë