Shqetësimi i Turqisë vijon të mbetet organizata guleniste dhe në çdo takim me zyrtarët shqiptarë përmendet kjo temë.

 

Kreu i Asamblesë së Turqisë, Mustafa Sentop, në një konferencë të përbashkët me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, deklaroi se në rrezik nga Feto janë edhe vende të tjera.

 

Megjithatë, ai theksoi se nuk do të lejojë këtë organizatë të prishë marëdhëniet Shqipëri-Turqi, raporton “Vizion Plus”.

 

“Gjatë takimit që patëm me z.kryetar unë fola dhe për aktivitetin e organizatës terroriste Feto. Ashtu si në vende të ndryshme të Ballkanit, kjo organizatë terroriste është prezente edhe në Shqipëri. Kjo organizatë Feto është një organizatë që shkoi deri aty, sa të bombardojë edhe parlamentin e Turqisë, që ishte në seancë plenare. Në Turqi kjo organizatë është eliminuar në masë të madhe. Por, nuk është vetëm Turqia objektivi i kësaj organizate terroriste tinëzare e nivelit ndërkombëtar. Kjo organizatë, ky grup terrorist, për të realizuar qëllimet e veta, e maskon aktivitetin me institucione arsimore, në shëndetësi, media e shoqata të ndryshme. Të gjitha vendet ku ajo vepron përbën një rrezik për sigurinë e atyre vendeve. Por dua të them që ne nuk do ta lejojmë kurrën e kurrës që kjo organizatë terroriste të helmojë marrëdhëniet mes dy vendeve tona.”

 

Zyrtari turk do të takohet edhe presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *