E enjte, 24 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 13:30 Në vijim ora 13:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Politikë

Zyrtare/ Yuri Kim ambasadorja e re e SHBA në Tiranë

Senati i SHBA ka konfirmuar zyrtarisht Yuri Kim si ambasadore e re në Shqiperi.

 

Përfaqësuesja e re e Amerikës në Tiranë pritet tashmë vetëm që të mbërrijë në Shqipëri për të nisur nga puna.

 

Reklamë

 

Yuri Kim ka lindur në Korenë e Jugut dhe është rritur në Guam, pjesë e ishullit të Mikronezisë, në Paqësorin Perëndimor.

Kim ka një karrierë të gjatë në diplomacinë amerikane.

E diplomuar në Universitetin e Cambridge për Shkenca Politike, ajo ka shërbyer gjatë karrierës së saj në në Departamentin e Shtetit si drejtoreshë e Zyrës për Çështjet e Jashtme në Evropën Jugore, ndërsa ka qenë dhe Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Azinë Lindore dhe Çështjet e Paqësorit.

Kim ka punuar si diplomate në Kinë, Japoni, Turqi, Irak etj.

Ajo bëhet e treta grua që drejton ambasadën e SHBA në Tiranë në këto 3 dekada.

Vazhdo të lexosh

Reklamë