Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se zyrtarisht operacioni i kerkim-shpetimit ne zonat Durres e Thumane, me te demtuarat nga termeti i 26 nentorit ka perfunduar.
 

Ne 3 dite, sipas Ministrisë së Mbrojtjes,  u nxorren nga rrenojat 50 viktima, permes operacionit ku moren pjese rreth 250 efektive te kerkim shpetimit nga Shqiperia, Kosova, Italia, Greqia, Mali i zi, Serbia, Kroacia, Franca, Turqia, Zvicra, Rumania, Maqedonia e Veriut, BE, Shtetet e Bashkuara te Amerikes etj.

 

Po behen saktesimet e fundit te gjeneraliteteve te viktimave permes familjareve te tyre per te dale me pas me listen perfundimtare emerore. Lidhur me kerkimet e fundit ne “MiraMare” nuk eshte gjetur asnje trup. Pas kerkim shpetimit ne terren, eksperte shqiptar e vendas nisin punen per verifikimet e demeve ne terren.

 

Lajmin per mbylljen e operacioneve te kerkim-shpetimit e kishte konfirmuar me here gjate mbledhjes se qeverise ne mengjesin e se shtunes edhe kryeministri Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.