Massimiliano Allegri nuk do të jetë tranjer i Juventusit për sezonin e ardhshëm.

 

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, në një komunikatë zyrtare, ku thuhet se të shtunën në orën 14:00 presidenti Andrea Anjeli do të dal në një konferencë për shtyp ne lidhje me vendimin.

 

“Masimiliano Alegri nuk do të ulet në stolin e Juventusit sezonin e ardhshëm. Trajneri dhe presidenti, Andrea Anjeli, do të dalin përpara mediave në konferencën për shtyp, që do të mbahet nesër me datë 18 maj, në orën 14:00 në stadiumin Alianz Arena”

 

Allegri gjatë drejtimit të Juventus fitoi 5 tituj kampionë dhe dhe katër Kupa Italie. Ai arriti ta çonte zonjën e vjetër dy herë në finalet e Champions League por pa mundur ta fitoi trofeun më prestigjoz në Europë.

 

Ndërprerja e marrëdhënieve mes Juventus dhe Allegrit erdhi pas eleminimit në Champions ku bardhezinjtë u eleminuan nga të rinjtë e Ajax.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *