Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ditën e sotme vizitoi Tiranën. Presidenti turk u prit në aeroport nga ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
Fillimisht Erdogan u prit me ceremoni zyrtare nga kreu i shtetit, Bajram Begaj dhe më pas zhvilluan një takim “kokë më kokë” në ambientet e Presidencës.
Para se të hynin në zyrë, Presidentit turk i ka rënë në sy godina, sipas tij e vogël, e Presidencës. Kjo, pasi godina e Presidentit në Turqi është gjigante.
Biseda e zhvilluar mes dy Presidentëve
Presidenti Erdogan: Qenka godinë e vogël.
Ndërhyn përkthyesi: Sa metra është?
Presidenti Begaj: Po i thosha Presidentit Erdogan pasi pyeti për godinën, është rreth 600 metra katrorë.
Të ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, me moderatoren Pranvera Borakaj mbrëmjen e sotme ishin Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, Avenir Peka, ish-zëvendësministri i Brendshëm, eksperti i sigurisë Fatjon Softa dhe gazetari Denis Minga.
Tedi Blushi, këshilltari i Metës gjatë kohës kur ishte President, tha se nuk e beson që Presidenti Begaj i ka bërë këtë kërkesë homologut të tij turk. Nga ana tjetër Softa tha se Rama duhet të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit, pasi sipas tij është fyese ajo kërkesë ndaj Erdogan.
Blushi: Kam besuar që nuk është e vërtetë. Uroj të mos jetë e vërtetë, që një President Reepublike të bëjë një kërkesë atipike për një President, një Presidenti të një vendi mik. Nuk e besoj që zoti Begaj ta ketë bërë këtë gabim.
Borakaj: Ju të vogla i keni pasur zyrat?
Blushi: Me metra nuk di ta them, por është plotësisht një ambient funksional. Kurrë nuk kam menduar që nevojitet një ambient më i madh…sepse është një ambient më i madh se ç’duhet referuar stafit që duhet të ketë një President. Nëse duhet një zyrë tjetër për Presidentin nuk e di…por nuk besoj se zoti Begaj e ka thënë. Uroj që Presidentri i Republikës mos ta ketë bërë atë deklaratë.
Softa: Ajo lloj kërkese ndaj Erdogan… Rama duhet të fillojë procedurat për shkarkimin e Begajt ose Begaj duhet të japë dorëheqjen. Unë ndihem i fyer si qytetar që Presidenti i qan hallin një Presideti tjetër lidhur me sipërfaqen e zyrave. Ka probleme më madhore, jemi në kojë lufte. Si komandat i forcave të armatosura duhet të mendojë çfarë do të bëjmë për të rritur kapacitetin mbrojtës të këtij vendi. Lufta do të thotë një isfrastrukturë, dhe ky dyhet të ishte shqetësimi i parë i një Presidenti.
/vizionplus.tv





