E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Zv/kryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani vizitë pune në Shqipëri

Për Shqipërinë dhe Maqedoninë viti 2018 konsiderohet i veçantë në raport me hapat përpara drejt integrimit europian. Shefi i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati dhe Zëvendëskryeministri i Maqedonisë Bujar Osmani, theksuar se integrimi bazohet tek merita e secilit vend kandidat.

 

Numri dy i qeverisë maqedonase është takuar më herët me Presidentin e Republikës Ilir Meta. Kreu i shtetit theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, për respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

 

Reklamë

Po ashtu, Osmani u takua edhe me kreun e kuvendit Gramoz Ruçi, me të cilin ndanë mendimin se marrëdhëniet dy dypalëshe duhet te njohin një nivel të ri.

 

Gjatë vizitës në Tiranë, Zv/kryeministri Osmani pati një takim të veçantë edhe me kreun e opozitës Lulzim Basha.

Më shumë video

Reklamë