E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Zvicra shtrëngon masat anti-COVID/ Rikthen punën nga shtëpia

Autoritet zvicerane kanë vendosur shtrëngimin e  masave kundër koronavirusit, duke rikthyer sërish punën nga shtëpia.

 

Po ashtu, bëhet me dije se do të ashpërsohen masat kundër atyre që ende nuk janë vaksinuar. Masat e reja vijnë pasi autoritet parashikojnë se varianti Omicron është më ngjitës se variantet e mëparshme.

 

Reklamë

“Vetëm ata që janë të vaksinuar ose kuruar do të kenë qasje në hapësirat e brendshme, në restorante, institucione kulturore dhe ambiente sportive”, thuhet në një deklaratë të Këshillit Federal.

 

Tubimet private do të kufizohen në vetëm 10 persona. Shumica dërrmuese e pacientëve në kujdesin intensiv në Zvicër, janë të pavaksinuar. Ministri i Shëndetësisë në Zvicër, Alain Berset, tha se “numri është trefishuar në muajin e fundit”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë