Dy trupa te pajetë janë gjetur jashtë ambienteve të një banke në Zvicër. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Zyrihut, ndërsa nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

 

Autoritetet sqarojnë se dy viktimat janë qëlluar me armë zjarri për vdekje.

 

Ndërsa policia e Zyrihut tha se situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banorët.

 

Dëshmitarë okularë raportuan se kishin dëgjuar rreth pesë të shtëna përpara dhe më pas mbi 15 makina policie mbërritën në vendngjarje.

 

Mediat raportojnë se një pistoletë është gjetur pranë dorës së njërit prej viktimave. Rrethanat e vrasjes nuk janë ende të qarta, por policia thotë se nuk ka tregues se ngjarja është e lidhur me terrorizmin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *