Subscribe

Vincent Subilia është kryetari  I dhomës së tregtisë së Gjenevës, por ai ndodhet në Tiranë, në takime intensive me bizneset shqiptare, pasi ka një interes të shtuar të investitorëve zvicerian për të qënë prezent në vëndin tonë.

 

Në 24 orët e fundit kam zhvilluar takime intensive me sipërmarrës shqiptarë. Mëndoj se ka një interes të madh të biznesve tona për tregun shqiptar. Ndaj kemi nisur bashkpunimin me dhomën e tregtisë Tiranë, nëpërmjet delegacioneve përkatëse për të eksploruar dinamizmin e tregut shqiptarë.

 

Por pse u zgjodh Shqipëria si vëndi për të nxitur më tej këtë bashkepunim?

 

Shqipëria paraqet disa asete. Fillimisht kemi një lidhje direkte ajore, duke bërë që Tirana dhe Gjeneva të jenë më pranë. Së dyti, ne besojmë se ka një potencial ende të pashfrytëzuar në ekonominë shqiptare ndaj dhe ne jemi sot këtu.

 

Ura lidhëse që do të bëjë të  mundur këtë bashkpunim mes dy vendeve, është dhoma e tregtisë Shqiperi –Zvicër.

 

Duke parë edhe politikat e qeverisë, dy kolonat që ne do të fokusohemi janë sektori I bujqësisë  dhe ai i turizmit. Ndaj Alswiss do të shërbejë për të thjeshtuar dhe nxitur veprimatarinë e bzinesve zvicerianë që duan të vijnë në vendin tonë.

 

Alsuiss, dhoma e tregtisë Shqipëri-Zvicër prite ti japë një hov edhe më të madh marrëdhënëve mes dy vendeve, për ta kthyer Zvicrën ne një partner të rëndësishën në fushën ekonomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *