E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zvarritet zgjedhja e kryeprokurorit, KLP nuk miraton ende metodologjinë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zvarrit procedurat për zgjedhjen e prokurorit të ri të përgjithshëm.

 

Për të dytën herë KLP nuk ia arriti qëllimit për të miratuar metodologjinë për vlerësimin dhe caktimin e pikëve për renditjen e kandidatëve për kreun e akuzës.

 

Reklamë

Miratimi u shty për seancën e ardhshme pasi disa nga anëtarët kërkuan ndryshime në variantin përfundimtar.

 

Në garë për postin e prokurorit të përgjithshëm janë prokurorja aktuale Arta Marku, prokuroja e Apelit Fatjona Memçaj dhe prokurori i Krimeve të Rënda Olsian Çela.

 

Ndërkohë avokati Lulzim Alushaj që u skalifikua nga gara për mungesë të vjetërsisë në punë ka ankimuar vendimin në gjykatën administrative.

 

Në rast se parlamenti nuk zgjedh me shumicë të cilësuar një nga kandidatët brenda një afati prej 30 ditësh , automatikisht prokuror zgjidhet i pari që do të listohet nga KLP.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë