Subscribe

Nisja e seancave të hapura për vetingun në polici nuk ka ende një datë konkrete.

 

Pak ditë më parë drejtuesja e komisionit të jashtëm të vlerësimit akuzoi shërbimin informativ shtetëror, prokurorinë e përgjithshme dhe qendrën kombëtare te biznesit për vonesa në kthimin e përgjigjeve për 45 dosjet e para që janë marrë në shqyrtim.

 

Por për ministrinë e brendshme kjo nuk është përgjegjësi e tyre.

 

Pas vlerësimit të drejtuesve të policisë që nisin me drejtorin e përgjithshëm Ardi Veliu pritet verifikimi i nivelit bazë.

 

Pas ndryshimit të ligjit këtë faze do e kryejë shërbimi për çështjet e brendshme dhe ankesat ndërsa sipas zv/ministrit Hodaj kjo nuk e paragjykon procesin.

 

Sipas ligjit për 300 drejtuesit e policisë vetingu duhet të përfundoje ne qershor të 2020-së por edhe për këtë datë ende pa nisur pikëpyetjet janë të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *