Zv. Ministrja e Brendshme Rovena Voda mesditën e kësaj të mërkure ka dhënë një bilanc në lidhje me numrin e shtëpive dhe pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit nga verifikimet e deritanishme.

 

Voda, njofton se vijon puna me përditësimin e të dhënave dhe bilancin paraprak të punës në bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë, ku sipas saj tërmeti ka dëmtuar rëndë 5514 (Durrës 3838, Tiranë 1311, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34).

 

“Deri në orën 12:00 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve është aktualisht: 282 (Tiranë – 113; Durrës – 140; Lezhë – 28; Elbasan – 1).

Shumica dërrmuese prej 245 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë.

DËME NË BANESA

Për qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër janë bërë këto verifikime deri më sot, datë 4 dhjetor 2019:

Shtëpi të shembura: 1183 (Durrës 1050, Tiranë 131, Dibër 2)

Shtëpi të dëmtuara rëndë: 5514 (Durrës 3838, Tiranë 1311, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34)

Shtëpi të dëmtuara lehtë: 3569 (Tirana 3248, Dibër 73, Elbasan 248)

Pallate të dëmtuara rëndë: 558 (Durrës 35, Tiranë 461, Lezhë 56, Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1)

Pallate të dëmtuara lehtë: 337 (Tiranë 330, Elbasan 7)

Pallate të pabanueshme: 20 (Tiranë)

Shkolla të dëmtuara: 28 (Tirana 11, Lezha 5, Kukës 3, Elbasan 9).

Kabina elektrike të dëmtuara: 15 (Tiranë).

Biznese të dëmtuara: 146 (Tiranë).

Qendra shëndetësore: 2 (Tiranë 1, Kukës 1).

AKOMODIMI

 

3975 qytetarë gjithsej të akomoduar në strukturat hoteliere për qarqet Lezhë dhe Durrës.

2669 qytetarë në strukturat hoteliere Durrës:

 FAFA………………………..448

 ALER………………………..135

 IBISA………………………..324

 ETER………………………….87

 PAMEBA……………………83

 VALA……………………….100

 DIAMMA………………….357

 KOLAVERI……………….487

 BONITA……………………175

 PISHAT E BUTA…………98

 DOLCE VITA…………… 250

 ARAGOSTA………………..33

 KASA………………………….92

1306 qytetarë në strukturat hoteliere Lezhë:

 FROJDI…………………….130

 RAFAELO…………………831

 ERMIRI…………………….345

PUNA NË TERREN

 

Ndërkohë, kemi një përditësim të bilancit paraprak të situatës për prishjen e objekteve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, si në vijim:

23 prishje objektesh gjithsej, nga të cilat:

9 objekte në qytetin e Thumanës, dhe;

14 objekte në Bashkinë Durrës.

Aktualisht po përgatiten për prishje dy objekte në Durrës:

1 objekt 3-katësh në Shkozet, Autostradë, Durrës;

1 objekt 5-katësh në Shkozet, Autostradë, Durrës;

Vijohet të punohet për prishjen e 1 objekti 3-katësh në Shkozet, Durrës.

Vijon puna për copëtimet dhe pastrimet e inerteve në këto objekte:

 Në objektin afër kompleksit “Tropikal

 Në shtëpinë e Familjes Reci, në qytet Durrës

 Në Kompleksin “Miramare”

 Në hotel “Vila Verde”

 Në ndërtesën e Familjes Lala në Kënetë

 Në objektin te Rr. “Bashkimi”, Durrës

 Në objektin te Rr. “Mujo Ulqinaku”, Durrës.

Në Thumanë:

Aktualisht po përgatitet të prishet Shkolla 9-vjecare “Ramazan Jangozi”, objekt 2-katësh.

VULLNETARËT

Deri më sot, janë regjistruar për të ofruar ndihmë 302 vullnetarë dhe 18 OJF.

 

Gjithashtu zëvendës ministrja ka përsëritur se në dispozicion të qytetarëve në qarqet Durrës, Lezhë dhe Tiranë, për çdo nevojë, janë në funksion tre numrat e gjelbër:

 0694114100

 0694114101

 0694114040

Si dhe për çdo shqetësim apo pyetje lidhur me tërmetin e datës 26 nëntor, qytetarët mund t’i drejtohen edhe Platformës së Bashkëqeverisjes:

www.shqiperiaqeduam.al.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *