Zëvendës-ministrja e Brendshme, Rovena Voda bëri të ditur bilancin e deritanishëm të inspektimeve të godinave nga ekspertët e huaj dhe shqiptarë në qarkun e Durrësit që mori jetën e dhjetërave njerëzve dhe u plagosën qindra të tjerë.

 

Voda ka bërë me dije se në total deri më tani janë inspektuar 469 objekte, ku 150 janë shpallur të pabanueshme në tre bashki, Durrës, Shijak dhe Krujë. 21 prej tyre në Durrës do të shemben .

 

Deri më tani në Shqipëri kanë ardhur ekspertë nga Greqia, Turqia, SHBA, BE, Zvicra dhe Franca, dhe pritet që në ditët në vijim të vijnë të tjerë.

 

“Ne kemi marrë masa urgjente. Deri tani, janë 469 objekte që janë inspektuar në Durrës, Krujë e Shijak. Janë 800 efektivë në gatishmëri për të përballuar situatën. Kanë ardhur shumë ndihame  janë depozituar.

Bashkia Durrës – 378 Objekte të inspektuara, 150 të pabanueshme, 21 për tu prishur;

Bashkia Krujë – 46 Objekte të inspektuara, 5 të pabanueshme, asnjë për t’u prishur;

Bashkia Shijak – 45 Objekte të inspektuara, 25 të pabanueshme, asnjë për t’u prishur;

Kemi vënë trupa inspektuese pranë qendrave grumbulluese. Tre numra janë vënë në dispozicion të qytetarëve. Në Durrës, janë 238 objekte të insopektuara, nga të cilat 150 janë shpallur të pabanueshme. Në Krujë janë inspektuar 46 objekte. Pesë objekte janë të pabanueshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *