Zv.ministrja e Brendshme Voda priti Freddy Roosemont, Drejtor i Përgjithshëm i Zyrës së të Huajve në Belgjikë, me qëllim rritjen e thellimin e bashkëpunimit për të parandaluar e frenuar fenomenin e azilkërkimit të shtetasve shqiptarë në Belgjikë.

 

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i frytshëm gjatë vitit 2018 dhe palët u angazhuan që këtë bashkëpunim ta mbajnë dhe forcojnë edhe më tej gjatë vitit në vijim. Gjatë vitit 2018, numri i kërkesave për azil të shtetasve shqiptarë në Belgjikë, ra me rreth 20 %. Ndërsa numri i shtetasve të riatdhesuar është rreth 540 shtetas përgjatë 2018, përmes fluturimeve të posaçme.

 

 

Gjatë vitit 2018, kemi një rënie që është një shenjë shumë e mirë, të kërkesave  për azil të shtetasve shqiptarë drejt  Belgjikës, por sigurisht mbete ende për të bërë dhe  për të ndërgjegjësuar edhe njëherë shtetasit shqiptarë, të cilët nuk duhet të shohin rrugën e azilkërkimit si rrugë migrimi të sigurt drejt shtetit belg. Ata mund shkojnë  ta vizitojnë Belgjikën sigurisht, mund të shkojnë të punojnë atje, por duhet të zgjedhin rrugët e ligjshme, rrugën  e migrimit  të sigurtë.Mbetet sigurisht ende punë  e madhe për t’u bërë edhe në drejtim të intensifikimit të bashkëpunimit midis dy policive kufitare. Po ashtu kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë përsa i përket rritjes së numrit të operacioneve të riatdhesimit dhe gjithashtu z. Roosemont tha që do të kemi dhe mbështetjen tonë për sa i përket vazhdimit të një fushate intensive komunikimi në të gjithë territorin  e Republikës së Shqipërisë me shtetasit shqiptarë për t’i informuar ata për pasojat e migracionit të paligjshëm.I njëjti bashkëpunim i mirë si gjatë vitit 2018 do të vazhdojë edhe në vitin 2019 dhe ajo çfarë ne u bëjmë thirrje besoj të gjithë shtetasve shqiptarë edhe njëherë është: Mos migroni në mënyrë të parregullt pasi shanset për të kërkuar azil në Belgjikë janë zero! Ju lutem përdorni rrugët e ligjshme, rrugët e migrimit të sigurt!

 

 

Ndërkohe Freddy Roosemont, Drejtor i Përgjithshëm i Zyrës së të Huajve në Belgjikë falenderoi autoritetet shqiptare për bashkëpunimin shumë të mire sipas tij, në kuadër të këtij fenomeni që ka prekur Europën. Gjithseso zyrtari I lartë belg pohoi se ka ende fluks në këtë drejtim duke paralajmeruar se shanset për azil në Belgjike për shqiptarët janë zero.

 

 

“Kemi punuar shumë mirë së bashku vitin e kaluar dhe jam tepër i sigurt që ky bashkëpunim shumë i mirë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Gjithsesi mbeten 2 çështje që na shqetësojnë, pavarësisht uljeve, numri i azilkërkuesve shqiptarë në Belgjikë mbetet i rritur. Shqipëria është një vend i sigurt, një vend demokratik, një vend që nuk ka probleme. Për këto arsye u rekomandoj shtetasve shqiptarë që vijnë në Belgjikë, të vijnë si udhëtarë normalë për çështje biznesi, turistike, për të takuar familjarët e tyre në Belgjikë, por jo për të paraqitur kërkesë për azil.Kërkesat e tyre do të trajtohen në mënyrë shumë të shpejtë dhe përgjigjja është e garantuar që do të jetë negative dhe do të rikthehen në Shqipëri, qoftë vullnetarisht, qoftë në mënyrë të detyruar. Dhe kthimi i detyruar do të thotë jo vetëm një ndalim administrativ, por edhe shoqërim dhe riatdhesim në Shqipëri, me policë belgë. Dhe dëshiroj t’u rekomandoj shtetasve shqiptarë që kanë këtë ide të gabuar në kokë që kohën, energjitë dhe paratë e tyre t’i harxhojnë për gjëra më të rëndësishme dhe më të frytshme. Theksoj gjithashtu se një shtetas shqiptar që paraqet një kërkesë azili në Belgjikë dëmton imazhin e Shqipërisë dhe është i dëmshëm edhe për vetë individin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *