E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zv.ministri Lamallari në Burrel, inspekton nga afër zbatimin e masave kundër COVID

Përkeqësimi i situatës në rang vendi nga numri në rritje i të prekurve me Covid-19, ka bërë që Policia e Shtetit të dalë në terren për të parë zbatimin e masave në njësitë tregtare apo bizneset që duhet të punojnë brenda. Këtë të premte ishte në Burrel zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari, i cili inspektoi disa biznese për të parë nga afër zbatimin e masave anti-covid.

Lamallari ishte i shoqëruar nga drejtues të Komisariatit të Policisë Mat dhe inspektor të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor në Qarkun Dibër. Lamallari tha se në këtë pikë ku ka arritur situata e krijuar nga Covid-19, roli i qytetarëve është shumë i rëndësishëm në parandalimin e agravimit të mëtejshëm të virusit korona. Ditët e fundit edhe në Qarkun Dibër ka patur rritje të numrit të të infektuarve nga Covid-19.

Vazhdo të lexosh

Reklamë