Zëvendës ministri i Mbrojtjes Petro Koçi është shprehur se tërmeti i 26 nëntorit fatkeqësisht shkaktoi shumë viktima dhe të plagosur.

 

Koçi në fjalën e tij ka theksuar se sipas një bilanci paraprak nga emergjencat civile deri më tani rezulton se kemi rreth 7000 mijë banesa të dëmtuara rëndë ose të rrëzuara.

 

“Fatkeqësisht tërmeti shkaktoi shumë viktima dhe shumë të plagosur ku tre prej tyre po trajtohen jashtë shtetit për një trajtim më të mirë. Dëmet material akoma nuk ka një bilanc përfundimtar, por kemi të dhëna paraprake. Kemi rreth 7 mijë banesa të cilat janë ose të shembura ose të dëmtuara rëndë përveç atyre që janë të dëmtuara lehtë por ky është një bilanc paraprak i bërë nga emergjencat civile në nivel vendor dhe të përqëndruar por pas ekspertizës me rreth 400 profesionistë do të kemi dhe një bilanc përfundimtar. Në mbledhjen e sotme të qeverisë ndërtuesit kanë pranuar që të marrin përsipër riparimin e dëmeve jo vetëm materiale, ligjore por edhe morale”.

 

Gjithashtu zvminitri ka deklaruar se fokusi tani është te trajtimi i krizës, strehimi i njerëzve të cilët për një periudhë 1 vjeçare apo më shumë do të jenë pa strehë të cilët do të kenë nevojë për ushqim dhe për kujdes mjeksor është primare në menaxhimin e një situate të tillë.

 

“Me përfundimin e vlerësimit të dëmeve do të përcaktohet dhe numri i banesave që shteti do të rindërtojë nga e para. Por banesat jo në një vend që kanë qenë në qytete është më e thjeshtë një zhvendosje e tillë pasi do të ndërtohen komplekse të reja që do të ofrojnë të gjithë standartet kryesore të jetesës. E rëndësishme në këto moment është strehimi i njërëzve pasi ato duhet ti kthehen normalitetit në shkollë në punë. Për të përballuar të ftohtin është e rëndësishme që personat që ndodhen në zonat rurale para se të ndërtohet banesa do të sigurojmë çadra dimërore për të përballuar të ftohtin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *