Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 August 2026
Vizion fokus

Grabitet muzeu në Vjenë, zhduket gjerdani mbretëror me 673...

Ndahet nga jeta Mbreti Harald i Norvegjisë, në moshën...

Garë me kohën në Nepal, 100 punëtorë të bllokuar...

Trump “presion” ndaj G20, SHBA kërkon masa për ekonominë...

Ishte duke lëvizur me monopatinë, 13-vjeçari përplaset nga makina!...

Eliminimi dramatik i Dinamos, Egnatia “flirton” me Europa League,...

Frikë për përmbytje të reja ndërsa Nepali ende numëron...

PD mbledh Këshillin Kombëtar/ Berisha: Partia duhet të modernizohet,...

Tension para Kryeministrisë, protestuesit përplasen mes njëri-tjetrit

VIDEO/ Pamje magjike, momenti kur rrufeja godet Kullën e...

Zv.kryeministri bullgar: Maqedonasit duan mbështetje, por edhe të na godasin pas shpine

22 Nëntor 17:30

Zëvendëskryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov, ka akuzuar Maqedoninë e Veriut për shkeljen e Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë, andaj ka thënë se Shkupi zyrtar nuk mund të presë mbështetjen e Sofjes për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pa zgjidhur çështjet e diskutueshme bilaterale.

 

Dy vendet më 2 gusht 2017, kanë nënshkruar një marrëveshje për zgjidhje e kontesteve që kanë të bëjnë me identitetin e disa personaliteteve nga e kaluara, pakicat etnike në të dyja vendet, por edhe ato që kanë të bëjnë me gjuhën dhe identitetin.

 

“Shkupi nuk ka dëshirë t’i zgjidhë këto çështje. Ata mendojnë se mund të përdorin hile, si më parë. Bullgaria t’i mbështesë ata dhe ata duhet të na godasin me thikë në shpinë si një falënderim dhe të na diskreditojnë”, tha Karakaçanov, në një deklaratë për televizionin shtetëror bullgar (BTV).

 

Karakaçanov kujtoi se Bashkimi Evropian ka një rregull shumë të qartë që vlen për të gjithë, përfshirë Bullgarinë – se shtetet nuk mund të anëtarësohen në BE nëse nuk zgjidhin çështjet bilaterale të diskutueshme.

 

Zyrtari i lartë bullgar ka akuzuar qeveritë maqedonase edhe për konflikte me vendet tjera nga rajoni.

 

“Së pari ata filluan të persekutonin njerëzit që e quanin veten bullgarë, pastaj konflikti me shqiptarët, skandalet me Greqinë, skandalet me Bullgarinë – për 28 vjet. Për këtë arsye, disa bullgarë vijnë nga Maqedonia dhe marrin shtetësinë bullgare”, tha Karakaçanov.

 

Deklarata e zyrtarit të lartë bullgar, nuk është komentuar nga autoritetet maqedonase, por kryeministrit Zoran Zaev, në mënyrë indirekte ka përçuar një mesazh për rëndësinë që ka gjuha për një komb.

 

“Gjuha dhe alfabeti i saj përkatës janë pjesë e kodit gjenetik të një kombi dhe rrjedhin nga e drejta universale e vetëvendosjes. Në atë kod gjenetik janë elementet e identitetit dhe potencialet për komunikim, integrim shoqëror, edukim dhe zhvillim. Detyra jonë, detyra e shtetit është që të respektojë, ruajë dhe ushqejë veçoritë e gjuhës dhe shkrimit. Këto janë vlera edhe evropiane që ne i kemi pranuar si tonat në rrugën e integrimit tonë në Bashkimin Evropian”, ka thënë kryeministri Zaev me rastin e në shënimit të Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe.

 

Lidhur me kërcënimet bullgare për bllokimin e procesit integrues, VMRO-DPMNE-ja opozitare ka fajësuar Qeverinë maqedonase që udhëhiqet nga Zoran Zaev.

 

“Më besoni, nuk ka asnjë burrë shteti evropian që do ta lejojë veten të ulet në të njëjtën tryezë me një njeri të korruptuar. Bullgaria me shkathtësi përdori dështimet e Zaevit. Kur panë (autoritetet bullgare) se Zaev nuk mori datë për negociata as qershor 2018, as qershor 2019, as tetor të të njëjtit vit për shkak të nivelit të pamjaftueshëm të reformave, ata vendosën të tregonin muskuj kryesisht për përdorimin e brendshëm parazgjedhor”, ka deklaruar nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski./ Rel

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
BE Maqedonasit

Nga e njëjta kategori

U arrestua pas disa muajsh në arrati, Ergys Agasi del sot para GJKKO-së

më shumë...

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën 12-vjeçari

më shumë...

Arrestohet në Londër Korado Gështënja, i kërkuar nga SPAK për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës

më shumë...

U arrestua në Durrës ndërsa ndodhej në makinë me Shpatarakun, Agasi del nesër para gjykatës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:48

Grabitet muzeu në Vjenë, zhduket gjerdani mbretëror...

9:43

Situata e zjarreve në vend, 3 vatra...

9:19

Ndahet nga jeta Mbreti Harald i Norvegjisë,...

8:58

E rëndë në Klos, 35-vjeçari hidhet nga...

8:52

U arrestua pas disa muajsh në arrati,...

8:41

Tentuan të fusnin thikë dhe celular në...

8:26

Garë me kohën në Nepal, 100 punëtorë...

8:23

Trump “presion” ndaj G20, SHBA kërkon masa...

8:16

Horoskopi i së premtes, këto 3 shenja...

8:06

Temperaturat arrijnë deri në 40°C, mot i...

10:43

Ishte duke lëvizur me monopatinë, 13-vjeçari përplaset...

10:28

Madonna “vë në shënjestër” vilën 30 milionë...

10:07

Eliminimi dramatik i Dinamos, Egnatia “flirton” me...

10:01

Frikë për përmbytje të reja ndërsa Nepali...

9:42

PD mbledh Këshillin Kombëtar/ Berisha: Partia duhet...

9:35

Tension para Kryeministrisë, protestuesit përplasen mes njëri-tjetrit

9:30

UKT: Defekt i rëndë në linjën kryesore,...

9:22

VIDEO/ Pamje magjike, momenti kur rrufeja godet...

8:56

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën...

8:48

Zjarri në Vajkal del jashtë kontrollit, i...

Më të klikuarat

  • I nxehti largohet në shtator, sinoptikanët: Pritet rënie gra...
  • Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën...
  • 5 vite pas shpalljes “non grata”, Berisha udhëton për herë t...
  • Vrau gruan në datëlindjen e vajzës në Greqi, shqiptari: E bë...
  • Do lidh veriun me jugun, autostrada Kashar-Rrogozhinë nis nd...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.