E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

“Zoti më tha që mami ka një vëlla tek barku”, këngëtarja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të dytë

Këngëtarja e njohur Olta Boka është bërë nënë për herë të dytë.

Këtë lajm surprizë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Teksa ka ndarë momentet më të veçanta nga spitali së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj, Olta ka shprehur të gjitha emocionet e saj.

“Ishte nate vere, kur nga qielli ra nje yll dhe motra jote bertiti me te madhe- “Zoti me tha qe mami ka nje vella te barku” dhe sot familjes tone te vogel ju shtua nje bekim qe na i jep kuptime te tjera dimensioneve!

Reklamë

Faleminderit qe zgjodhe te jem mami yt o shpirt i shpirtit tim. Zemra ime sot rreh dyfish”, shkruan këngëtarja Olta Boka./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë