Në ditën e gjashtë të protestës kundër rritjes së çmimeve, e pranishme ishte edhe aktivistja Gjyljana Bakalli, e cila u lirua pasi u kap nga forcat e policisë pak ditë më parë në protestë.

 

Në fjalën e saj para Kryeministrisë, ajo shprehu këmbënguljen për të mos u tërhequr nga kërkesat, ndërsa bëri thirrje për pjesëmarrje më të lartë.

 

“Zoti e di ca kam hequr ato ditë, por s’kam për t’u dorëzuar. Ata policët janë vëllezërit tanë e më vjen keq për ta që duhet t’u binden ca kriminelëve…Këtu nuk ka parti, ai e di shumë mirë që këtu nuk ka parti Kijeni parasysh ditën kur të votoni kush janë këta votoni me mend përndryshe do ngelemi gjithnjë e më pak. Të gjithë rrezikojmë punën këtu, administrata ngrihuni dreqi ta hajë kur do çoheni? Kaq shumë ua ka vrarë nervin? Unë nuk do tërhiqem për veten time dhe për ata që janë më të dobët se unë se shteti i ka shtypur”, u shpreh Bakalli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *