Zoran Milanoviç ka fituar mandatin e dytë si president i Kroacisë sipas rezultateve të zgjedhjeve të së dielës.
Milanoviç, nga partia opozitare Partia Social-Demokrat fitoi rreth 75% të votave përballë kandidatit nga partia në pushtet Unioni Demokratik i Kroacisë.
Lexo edhe :
Related Posts
Roli i Presidentit në Kroaci është kryesisht ceremonial megjithëse kreu i shtetit ka fjalën e tij në politikat e jashtme dhe në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes.
Gjatë viteve të fundit Milanoviç ka përdorur gjithnjë e më shumë retorikë populiste dhe shpesh ka qene kritik ndaj Bashkimit Evropian./vizionplus.tv






